Fëmijët e Behgjet Pacolli të lumtur që ai nuk është më ministër

Fëmijët e Behgjet Pacolli të lumtur që ai nuk është më ministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, nga Aleanca Kosova e Re (AKR), i cili në mandatin e kaluar qeverisëse ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme, ka treguar se fëmijët e tij janë të lumtur që ai nuk është më ministër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka postuar një foto me njërin nga fëmijët e tij, duke shkruar “Kush është më i lumtur për ndryshimin e qeverisë? Fëmijët e mi, sidomos Diari. Më shumë kohë me babin thonë”, ka shkruar Pacolli.

Behgjet Pacolli gjatë qeverisjes së kaluar ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeminsitëri i parë i Kosovës. /Insajderi.com

Kush është më i lumtur për ndryshimin e qeverisë? Fëmijët e mi, sidomos Diari. Më shumë kohë me babin thonë. 😀

Gepostet von Behgjet Pacolli am Samstag, 8. Februar 2020