Fëmijët e politikanëve kosovarë që mësuan në kolegjin turk “Mehmet Akif”

Fëmijët e politikanëve kosovarë që mësuan në kolegjin turk “Mehmet Akif”

Në kolegjin turk “Mehmet Akif”, ku arrestuan sot gjashtë zyrtarë të lartë, shkollë kjo e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të Fetullah Gylen i cili akuzohet për puçin në verën e vitit 2016, ndjekin mësimin një numër i madh i fëmijëve të politikanëve kosovarë.

Gazetari turk, Ayhan Demir kishte shkruar më herët për fëmijët e politikanëve kosovarë që ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Në shkrimin e tij pjesë e kësaj shkolle janë fëmijët e zëvendëskryeminsitit dhe ish-ministrave.

“Djali i presidentit Thaçi, edhe fëmijët e ish-kyeparlamentarit Jakup Krasniqit, ministrit të Ekonomisë Ahmet Shala, ministrit të Mbrojtjes Agim Çekut, ministrit të Shëndetësisë Ferit Aganit, janë diplomuar nëpërmjet bursave në shkollat e Gylenit. Tani edhe fëmijët e ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, edhe fëmijët e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli janë duke e vazhduar shkollimin në këto shkolla përmes bursave”, thekson Ayhan Demir.

Kujtojmë se Policia e Kosovës sot ka arrestuar gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif.