Shtohen rastet

Fenomeni i dhunës në familje vazhdon – disa raste vetëm ditët e fundit

Rastet e dhunës në familje janë shpeshtuar, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Fenomeni i dhunës në familje vazhdon – disa raste vetëm ditët e fundit

Vetëm në dy ditët e fundit Policia e Kosovës ka raportuar për afër dhjetëra raste të dhunës në familje, njofton Insajeri.

Sipas raportit të policisë në vende të ndryshme të Kosovës fenomeni i dhunës familjare vazhdon të jetë shumë prezent – dhe kryesisht, nëse jo gjithmonë dhuna është në një drejtim që nuk ndryshon, burri rrah gruan.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme në Prishtinë, kur një person është arrestuar “pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimën femër Kosovar”.

Për këtë rast nuk raportohet për lëndime, siç ka ndodhur me rastin në Prizren kur është arrestuar një person meqë “ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e lënduar fizikisht, për çka ka pasur nevojë për intervenimin e mjekut.

Pothuajse njëjtë ka ndodhur edhe dy ditë më parë në Junik.

Përsëri, burri “ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër Kosovar”.

Ndërsa “viktima ka pranuar tretman mjekësor”.

Dhunë në familje, por në relacione të tjera, ka ndodhur edhe në Xërxe të Rahovecit.

Këtë herë jo gruan, por një person ka ushtruar dhunë mbi vëllain.

Dhuna në familje është fenomen që vazhdon në shoqërinë kosovare, përkundër se është tentuar shpesh të ngritët zëri për këtë problematikë.

Në kohë pandemie, raportet thonë se rastet janë shtuar edhe më shumë./Insajderi.com