
Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferat Shala, ka njoftuar së sot do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, njofton Insajderi.
Shala, këtë lajm e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, ku mes tjerash ka thënë se ndihet edhe krenar që ishte pjesë e UCK-së.
“Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime”./Insajderi.com