14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ferdonije Qerkezi do ta pret e rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.
Kjo pasi askush nga krerët shtetërorë nuk ka planifikuar që ta vizitojë nënë Ferdonijen.
“Nuk ka lajmëru askush që ka me ardhë për vizitë te unë…veç vjet kanë qenë”- kështu ka deklaruar Qerkezi për Shqip.com.
“Emocionet e mia janë të përziera edhe gëzim edhe hidhërim por kjo është më shumë gëzim për mua sepse jemi shliru nga serbët. Tash flasim shqip”, tha ajo.
Ferdonije Qerkezi është një nënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.
Nga atëherë nënë Ferdonija vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.
Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.
Mes të vrarëve ishin bashkëshorti dhe djemtë e saj si dhe mysafirë të kësaj familjeje./Insajderi.com