Ferizaj: Brenda pesë ditëve u gjobitën 400 qytetarë dhe u mbyllën katër lokale për mosrespektim të masave

Ferizaj: Brenda pesë ditëve u gjobitën 400 qytetarë dhe u mbyllën katër lokale për mosrespektim të masave

Brenda pesë ditëve, 17-23 maj, Policia në Ferizaj njofton se ka gjobitur 400 qytetarë si dhe ka mbyllur katër lokale të cilat nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.

“Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, COVID-19: Mosrespektim i bartjes së maskës-400, mosrespektim i qarkullimit të lëvizjes-20, lokale për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës-1, lokale të kontrolluara-192, lokale të mbyllura-4. Këto masa, në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket incidenteve të tjera në këtë rajon, në njoftim bëhet e ditur se: “Përmbledhje e incidenteve /rasteve me rëndësi dhe aksidenteve: Grabitje -1, vjedhje e rëndë-2, vjedhje-15, sulm ndaj personit zyrtar-1, aksidente në komunikacion rrugor 31, prej tyre: Me lëndime-9, persona të lënduar-13, me dëme materiale-23, gjoba në komunikacion-451, heqje e patentë shoferit ( konfiskim)-16”./Insajderi.com