Ferizaj: Dy vajza të zhdukura nga gushti – njëra e mitur

Ferizaj: Dy vajza të zhdukura nga gushti – njëra e mitur

Dy vajza nga Ferizaj janë zhdukur që nga gushti i këtij viti dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre, njofton Insajderi.

Për zhdukjen e tyre në Polici është ankuar nëna e vajzave, njëra prej të cilave është e mitur.

Ajo tutje ka bërë të ditur se me vajzat ka pasur kontakt me anë të rrjeteve sociale, deri para disa ditëve, ndërsa aty i kishin thënë se janë duke jetuar në Prishtinë.

“Rr. “Gëzim Sahiti”, Ferizaj  Gusht 2020-10:00.Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas ankueses ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pas kontakte të cilat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com