
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për shkak të dyshimit se ish- bashkëshortes së tij ia kishte ndaluar qasjen në shtëpi.
Policia nuk njofton për shumë detaje në këtë raste e as si erdhi deri tek arrestimi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti ka ndodhur dje në ora 14.00, thuhet në raportin e rregullt 24 orës të Policisë së Kosovës./Insajderi.com