Ferizaj në borxhe të mëdha, kryetari thotë se nuk mund të paguhen deri më 2020-ën

Ferizaj në borxhe të mëdha, kryetari thotë se nuk mund të paguhen deri më 2020-ën

Kuvendi Komunal i Ferizajt, sot ka mbajtur mbledhjen javore, ku kanë diskutuar për shumë çështje që kanë të bëjnë me qytetarët e kësaj komune.

Kryetari i Ferizajt, Agim Veliu, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisjes së kaluar, duke thënë se e kanë futur këtë komunë në borxhe të mëdha, të cilat sipas tij nuk do të mund të paguhen deri në 2020. Ai mori shumë shembuj, të cilët sipas tij, tregojnë se Ferizaj është bllokuar financiarisht, duke pasur borxhe të mëdha, në kontratat e nënshkruara nga qeverisja e kaluar, shkruan Insajderi.

Përmendi ndërtimin e stadiumit të qytetit, projekt i cili është nisur nga qeverisja e Muharrem Svarqës, por që komuna nuk posedon buxhet për ndërtimin e tij.

Aliu tha se shifra e ndërtimit të stadiumit kap shifrën e mbi gjashtë milionë eurove, por që buxheti i Ferizajt i destinuar për këtë projekt është vetëm 200 mijë euro. Madje, kryetari i tanishëm i Ferizajt, tha se qeverisja e kaluar e kësaj komune, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ndërtimin e stadiumit, por që këtë memorandum e ka nënshkruar një zyrtar i ulët i kësaj ministrie, dhe se as në vitin 2021, nuk parashihen asnjë cent që do të ndahen për ndërtimin e stadiumit.

“Anjëherë nuk e kam pas më të vështirë ta di se cka ka ndodhur në të kaluarën, se në këtë rast që spo e kuptoj cka ka bërë qeverisja e kaluar. Edhe në 2020-ën do të ketë obligime që duhet ti paguajmë nga kontratat e qeverisjes së kaluar. Unë po i sjell vetëm disa nga to. Stadiumi i qytetit është një kontratë që i kap shifrën mbi 6 milionë euro, e jo e patë që buxheti i komunës për të është vetëm 200 mijë euro. E kemi një memoranduem që është nënshkruas, të cilin nuk e ka nënshkruar ministri i Sportit, e as sekretari, por është gjetur një zyrtarë në korridoret e ministrisë, për ta nënshkruar këtë kontratë. Ku t’i marrim mbi 6 milionë euro. Për këtë vit asnjë cent nuk e ka ministra e Sportit për këtë projekt. As për vitin 2020, e as 2021. Tash si ta lidhë kontratën për ndërtimin e stadiumit, kur i kemi vec 200 mijë euro”, ka thënë Aliu.

Ai në mbledhjen e Kuvendit, ka përmendur edhe disa nga projektet e nisura nga komuna e Ferzizajt, në kohën kur atë e ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës, me në krye Muharrem Svarqa.

Aliu përmendi projektin për ndërtimin e sheshit të Ferizajt, hekurudhës dhe shumë projekte të tjera, ndaj të cilave ai hodhi dyshime të mëdha.

Aliu tha se Ferizaj është duke kaluar në një periudhë shumë të vështirë financiare, dhe fajin për këtë sipas tij e ka qeverisja e kaluar./Insajderi.com

Seanca e Kuvendit të Komunës 27.06.2018

Përgjigje akuzave 6 mujore të opozitës në drejtim të qeverisjes së re

Posted by Agim Aliu on Friday, 29 June 2018