Ferizaj pa plan veprimi për trajtimin e qenve endacakë

Ferizaj pa plan veprimi për trajtimin e qenve endacakë

Komuna e Ferizajt nuk ka plan veprimi për trajtimin e qenve endacakë.

Gjatë periudhës së fundit qytetarët e Ferizajt kanë deponuar dhjetëra kërkesa në Komunë për trajtimin e qenve endacakë, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato, shkruan sot Koha Ditore.

Besnik Zejnullahu, banor në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, ka thënë se Drejtoria e bujqësisë dhe pylltarisë nuk po i shqyrton ankesat zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Qentë endacakë po sillen rrugëve të qytetit e sidomos frekuentimi i tyre është më i madh nëpër deponi të mbeturinave dhe afër kontejnerëve përderisa nuk po pastrohen me rregull nga kompania përgjegjëse. Komuna duhet të angazhohet për trajtimin e qenve endacakë para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi siç ka ndodhur në vitet e kaluara, andaj sugjerojmë Drejtorinë e bujqësisë ta hartojë një plan veprimi për këtë çështje”, ka thënë Zejnullahu.