Ferizaj: Pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi pësoi djegie të rëndë

Ferizaj: Pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi pësoi djegie të rëndë

Një nga dhjetëra të lënduarit e sotëm nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj, është edhe vetë pronari i këtij lokali, njofton Insajderi.

Madje, burime të Gazetës Online Insajderi, bëjnë të ditur se pronari ka pësuar djegie të rëndë prej 50 përqind.

Përveç tij edhe gjashtë persona të tjerë të pranuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror të QKUK-së janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këts pacientë të pranuar në mjekimin intensiv kanë shkallët të djegieve 35 deri në 50 për qind, në pjesën e fytyrës, kokës, shpinës, gjoksit dhe ekstremiteteve të sipërme.

Këtë e bëri të ditur drejtori i kirurgjisë plastike, Dren Buja, teksa tregoi edhe gjendjen aktuale të të lënduarve, për çka tha se te një pjesë e tyre janë bërë intervenimet fillestare kirurgjike.

“Si rezultat i kësaj tragjedie 12 pacientë kanë ardhur në Qendër Emergjente të cilët kanë qenë të lënduar me djegie. Shtatë prej tyre kanë djegie të mëdha, gjegjësisht të rënda. Sipërfaqja e tyre sillet prej 30 deri në 50 për qind. Edhe këta 7 pacientë janë të vendosur në mjekimin intensiv qendror. Te një pjesë e tyre janë bërë intervenimet fillestare kirurgjike. Edhe në të ardhmen këta pacientë do të kenë nevojë për trajtim kirurgjik. Gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë. I Gjithë stafi është mobilizuar. Kisha shfrytëzuar rastin që të kërkojë nga qeveritarët që të kemi një qendër të djegies ashtu siç e kanë të gjitha vendet e rajonit”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme një shpërthim i madh ka ndodhur në Ferizaj, në një nga restaurantet e këtij qyteti, si pasojë 43 persona janë lënduar.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpërthimi i një bombole të gazit. /Insajderi.com