Një nga 92 personat e shëruar nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit është edhe Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderi.com, vetë Ademi i cili tutje shtoi se përveç tij, të shëruar kanë rezultuar edhe zyrtarët e tjerë nga stafi politik, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë vetëm edhe dy zyrtarë komunalë nga stafi civil.
“Ju konfirmoj se nga dita e djeshme jam i shëruar nga Covid-19. Të gjithë janë te shëruar nga stafi politikë ndërsa kanë mbetur vetëm dy zyrtarë komunalë nga stafi civil!”, ka thënë Ademi.
Rreth dy javë më parë, në këtë komunë janë infektuar me Covid-19, shtatë drejtorë komunalë dhe katër zyrtarë të tjerë, shumica e të cilëve tashmë janë shëruar plotësisht. /Insajderi.com/