Ferizaj: Tre persona tentojnë të vjedhin me mjete plasëse në një filial banke

Ferizaj: Tre persona tentojnë të vjedhin me mjete plasëse në një filial banke

Tre persona të dyshuar kanë tentuar të vjedhin para në një filial të bankës në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, Muhamet Jahiri, major në Stacionin e Policisë në Ferizaj.

Ai ka thënë se filiali është tentuar të vidhet me mjete plasëse, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 05:45 të mëngjesit në një filial të bankës tre persona të dyshuar kanë tentuar të vjedhin para. Kemi konfirmimin se të dyshuarit nuk kanë mundur të marrin paratë, ndërsa kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, meqë vjedhja është tentuar të bëhet me mjete plasëse”, ka thënë Jahiri. /Insajderi.com