Treni ka goditur një veturë në Ferizaj gjatë mbrëmjes të së premtes rreth orës 20:00, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj, persona të lënduar nga ky aksident nuk ka.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të dërgon për Gjilan, persona të lënduar nuk ka, ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Kanun Veseli nga kjo zyrë.
“Njësitet e policisë me të dëgjuar për rastin kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai. /Insajderi.com