Ferma e deleve që dyshohet se përhapi virusin nga i cili vdiqën dy shqiptar nga Simnica

Ferma e deleve që dyshohet se përhapi virusin nga i cili vdiqën dy shqiptar nga Simnica

Veterinarë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari në bashkëpunim me shoqatën kompetente veterinere dhe persona kompetente nga Fakulteti për mjekësi veterinere kryejnë kontroll në fermën për dele në fshatin Simnicë të Gostivarit.

Ky inspektim bëhet me qëllim të vërtetimit të pranisë eventuale të ndonjë sëmundje ngjitëse tek dhentë dhe shkakut eventual për paraqitjen e sëmundjes, nga të cilat kanë humbur jetën dy persona, ndërsa edhe shtatë të tjerë mjekohen në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, raportojnë mediat në Maqedoni.

Agjencia për ushqim dhe veterinari kumtoi se janë marrë kampione për egzaminim laboratorik nga ushqimi i dhenve dhe uji në fermë, si dhe nga prodhimet e qumështit dhe djathit, që prodhohen në bulmetoren. Është marrë edhe gjak nga delet për egzaminim diagnostik me qëllim të vërtetimit të shkaktarit eventual të sëmundjes infektive.

Në fermë janë rritur edhe masat e biosigurisë, ndërsa gjatë ditës do të kryhet edhe dezinfektim komplet dhe çrrënjosje./Insajderi.com

Virusi i minjëve që po merr jetët e njerëzve në fshatrat shqiptare të Maqedonisë