Festa e serbëve në veri me armë e mjete piroteknike, policia nis hetimet

Festa e serbëve në veri me armë e mjete piroteknike, policia nis hetimet

Në veriun e Mitrovicës është festuar me armë e fishekzjarre pas fitores së Aleksandër Vuçiq në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi.

Kjo festë është shoqëruar me gjuajte me armë dhe mjete piroteknike.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit policor të 24-të orëve të fundit.

“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë” thuhet në raportin e Policisë.

 

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se policia ka arritur që të shpërndajë turmën dhe në vend të ngjarjes ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me urdhër të tij rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Rasti ka ndodhur në orën 23:30./Insajderi.com