Festë më temperatura, sot do arrijë deri në 34 gradë celsius

Festë më temperatura, sot do arrijë deri në 34 gradë celsius

Këtë të premte, kur besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin pritet të mbajë mot i ndryshueshëm por me temperatura të larta, njofton Insjaderi.

Sot parashihet një çrregullim i përkohshëm i motit. Ky ndryshim parashihet si rezultat i prezencës së vranësirave të ulëta të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të qarkullojnë mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m/s./Insajderi.com