Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, po pret përfundimin e rezultateve më ndryshe sesa kandidatët e tjerë, transmeton Insajderi.
Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shihet se Kusari-Lila i është gëzuar këtyre zgjedhjeve, përfundimin e të cilave po e feston duke kërcyer valle në hapësirë publike.
Ndonëse ende nuk kanë dalë rezultatet e fundit, deri më tani njoftohet se partia në listën e të cilës bën pjesë Kusari-Lila, LVV, po prinë me 46.65 për qind të votave.
E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej 18.77%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta me 13.77 për qind. /Insajderi.com