Festivali i Cannes: Kurti me gruan dhe vajzën parakalojnë në tapetin e kuq

Festivali i Cannes: Kurti me gruan dhe vajzën parakalojnë në tapetin e kuq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me gruan e vajzën e tij ka parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Cannes, Francë.

Kjo pjesëmarrje e Kurtit në Festivalin e Kanës, vjen pas një vizite disa ditore që kishte në Greqi.

Kurti të premten ka shkruar në Instagram për dy filmat kosovar që shfaqen atje, dhe “Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”.

Kreu i ekzekutivit ka uruar që këta filma të marrin çmime në fund.

Por, në Kosovë kishte kritika për Kurtin për fustanin e vajzës së tij, siç është raportuar në disa media “ai kushton rreth 500 euro”.

Përfaqësues të Qeverisë kanë demantuar duke thënë se “fustani ishte i huazuar”.

Pos kësaj, opozita ka kritikuar Kurtin për qëndrim jashtë vendit përderisa në Deçan 1.500 qytetarë kanë shfaqur simptoma të helmimit. /Insajderi.com