Figura e Besartës vendoset në shesh në kohë fushate, reagojnë nga familja Jashari

Figura e Besartës vendoset në shesh në kohë fushate, reagojnë nga familja Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pasi në sheshin e Prishtinës është vendosur fotografia e motrës së tij, Besarta Jashari, përkrah dy kandidateve për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Sipas tij vendosja e këtij baneri është bërë me motive poltike dhe se kjo është e papranueshme dhe jo njerëzore.

“Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike, keqpërdorimi i personalitetit të motrës sime, Besartës, për qëllime të caktuara politike”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Sipas tij, ky veprim para zgjedhjeve, nuk i bën nder historisë së Kosovës, “as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”.

Jashari ka kërkuar nga organet e rendit dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit./Insajderi.com

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në…

Posted by Bekim Jashari on Friday, January 22, 2021