Arben Gashi është shëruar nga coronavirusi 21 ditë pas simptomave të para.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është shëruar nga coronavirusi.
Gashi është në mesin e zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që është infektuar me COVID-19.
Ai ka thënë se pas 21 ditëve pas simptomave të para është konsideruar i shëruar nga infektologët
“Ka një javë që nuk kam simptoma, në konsultim me mjekët konsiderohem i shëruar. 21 ditë pas simptomave të para, 19 ditë pas diagnostifikimit, një javë prej simptomave të fundit. Në konsultime me mjekët infektologë konsiderohem i shëruar”, tha ai për Klan Kosova.
Po ashtu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është i infektuar nga coronavirusi, raportohet se gjendja e tij shëndetësore është stabile. /Insajderi.com/