Figura e lartë e LDK-së thotë se nuk do të ketë përçarje pas shkarkimit të Osmanit

Gazmend Muhaxheri ka thënë se nuk do të ketë përçarje pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga LDK.

Figura e lartë e LDK-së thotë se nuk do të ketë përçarje pas shkarkimit të Osmanit

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri nga LDK ka komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje. Ka disa ditë që kryetari LDK-së, Isa Mustafa, shprehet shumë i shqetësuar për aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Kjo parti politike javë më parë e ka shkarkuar kryeparlamentaren, Vjosa Osmani,  nga dy pozitat udheheqëse që kishe ne LDK; nënkryetare partisë dhe anëtare e Këshilit të Përgjithshëm.

Ai u shpreh se nuk do të ketë përçarje brenda partisë, por do të jenë më unike se çdoherë tjetër, derisa po shpreson se Vjosa Osmani do të vazhdojë aktivitetin e vet si anëtarë e thjeshtë e LDK-së.

“Jo nuk besoj që ka ngjallë përçarje. Lidhja Demokratike do të jetë më unike se çdoherë që ka qenë. Vjosa Osmani do vazhdon aktivitetin e saj si anëtare e partisë”, ka thënë Muhaxheri. /Insajderi.com/