
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar që gjatë kësaj jave në dy ditët e para janë parashikuar reshje lokale vetëm në disa zona.
Nga dita e mërkurë dhe ditët në vazhdim do të mbajë mot i qëndrueshëm.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Moti në Kosovë
Sipas IHMK-së, sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.
Në disa vende si ai i Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, duke pasur efekte negative në sektorin e bujqësisë./Insajderi.com