Fjalosen, përleshen me grushta e ndiqen me vetura. Kjo ka ndodhur mes disa personave dje në Malishevë.
Një mosmarrëveshje në rrugë ka përfunduar me improvizimin e rrugës në ring, njofton Insajderi.
Më pas përleshja ka vazhduar me ndjekje veturash, derisa janë ndeshur së bashku për të shkaktuar aksident.
Rasti ka ndodhur në dje në Malishevë pas mesnate.
Sipas njoftimit të policisë “pas një mosmarrëveshje në trafik një person e kishte sulmuar me grushta viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar, ndërsa i dyshuari tjetër brenda në oborrin e stacionit policor kishte goditë me grusht viktimën e njëjtë”.
Njëri prej të dyshuarve ka marr tretman mjekësor për shkak të një lëndimi më pas.
Kurse, pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com