Nisin hetimet ndaj personave që ua dhanë medieve inçizimet për rastin Dehari

Nisin hetimet ndaj personave që ua dhanë medieve inçizimet për rastin Dehari

Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimin e personave të cilët dyshohen se ia kanë dhënë medieve pamjet e ambienteve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në ditën kur ndërroi jetë Astrit Dehari.

Kjo pasi sot avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar padinë për publikimin e pamjeve brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe korridorit ku ndodhej qelia e Deharit.

Gashi ka bërë të ditur sot pasdite se prokurori i shtetit, Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallëzimin penal që Gashi si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në prokurori.

“Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com

hetimet