Fillon aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” në lagjen “Mati 1”

Fillon aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” në lagjen “Mati 1”

Në ora 10:00 sot ka filluar aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Një hapësirë e mbushur me mbeturina është bërë deponi bërrllogu për banorët që jetojnë në këtë lagje. Njëri nga kordinatorët e aksionit ka thënë për Insajderin se ky është aksioni i radhës që është ndërmarrë në Komunën e Prishtinës.

Insajderi disa ditë më parë ka raportuar për deponi mbeturinash, ku qytetarët janë ankuar për këto mbeturina.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka filluar më 15 shtator dhe do të mbarojë më 15 dhjetor. Ky aksion është organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe organizata jo qeveritare “Let’s Do It Kosova”. /Insajderi.com