Fillon ana tjetër e riparimit të rrugës “Fehmi Lladrovci”

Fillon ana tjetër e riparimit të rrugës “Fehmi Lladrovci”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” ka filluar ndërtimet në pjesën tjetër.

“Sot po asfaltohet ana tjetër e rrugës Fehmi Lladrovci. Falenderojmë kompaninë që gjatë javes ka punuar në mbremje dhe po e asfalton të dielen me ndikim minimal në jetën e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

Disa ditë më herët Ahmeti njoftoi se pjesa tjetër e rrugës ka mbaruar punën. /Insajderi.com