Fillon debati për formimin e qeverisë në Maqedoni

Fillon debati për formimin e qeverisë në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë sot e fillon debatin për miratimin e kabinetit të ri, që është hapi final kah një transfer i vlerësuar si tejet i rëndësishëm i pushtetit në këtë vend.

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, socialdemokrati Zoran Zaev, tashmë i ka dërguar emrat e 26 anëtarëve të kabinetit të tij në Kuvend. Kjo listë e emrave përbëhet nga anëtarët e partisë së tij dhe të dy partive shqiptare.

Ky koalicion, do t’i ketë gjithsej 62 deputetë në Kuvendin prej 120 ulëseve.

Prej janarit të vitit 2016, Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri teknike.

Kur Zaev të konfirmohet për kryeministër, kjo do ta shënoj përfundimin e periudhës së qeverisjes 11 vjeçare të partisë nacionalsite, ËMRO-DPMNE, në Maqedoni.