
Pas konfirmimit të rezultatëve mbi numrimin e votave me kusht dhe me postë, Shpend Ahmeti doli fitues i garës për Kryetar të Prishtinës. Ai ka marrë mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin më të madh në Kosovë.
Menjëherë pas konfirmimit të fitores filloi festa në sheshet e Prishtinës duke festuar, e valvitur flamujt kombëtar.
Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota.