
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka filluar intervisitimin në Gjykatën Speciale, njofton Insajderi.
Intervistimi i Ahmetit ka filluar rreth orës 09:30 dhe ai po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.
Mësohet se Ahmeti po intervistohet në Prishtinë dhe jo në Hagë, tek selia e Gjykatës.
Insajderi.com kishte raportuar rreth një muaj me parë se Ahmeti është ftuar nga Specialja.
Ali Ahmeti, tani pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, pasi partia e tij doli fituese në mesin e partive shqiptare, është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Insajderi.com