Fillon marshi në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale

Fillon marshi në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale

Ka filluar marrshi “Më trajto Dinjitetshëm” pas skandalit të deputetët së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina me publikimin e një foto pornografike ku pretendon se tre ushtarë serbë përdhunojnë një grua kosovare gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë marsh të thirrur nga Qendra për Rehabilitimin dhe Mbrojtjen e viktimave të luftës, është duke marr pjesë edhe ish-presidentia e Atifete Jahjaga.

Po ashtu afër Jahjagës është edhe amabsadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell.

Në të njëjtën kohë Kuvendi i Kosovës po mban seancë për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.  /Insajderi.com