Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së

Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së

Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të AAK-së. Në këtë mbledhje do të vendoset për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

I njëjti pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj./ Insajderi.com