Fillon me vonesë aksioni i Policisë dhe Inspektoratit në Pejë

Fillon me vonesë aksioni i Policisë dhe Inspektoratit në Pejë

Aksioni i Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit për monitorimin e respektimit të masave anti-Covid19, po vazhdon në të gjithë Kosovën, njofton Insajderi.

Mirëpo, ky aksion në komunën e Pejës ka filluar me vonesë.

Sipas Policisë së Pejës, inspektorët janë vonuar edhe pse ishte paraparë që aksioni të fillojnë në ora 21:00.

“Policia me Inspektorët kanë filluar tani planin operativ, pak me vonesë. Për momentin nuk ka informacione nga tereni, veç janë në teren, janë duke vepruar. Ka pasë në ora 21:00 me fillu, por janë vonuar inspektorët”, kanë thënë nga policia në këtë rajon.

Ndërkaq, dhjetëra lokale janë mbyllur dhe qindra gjoba për mosrespektimin e masave, ndër to edhe vënia e maskës, janë shqiptuar gjatë kësaj nate në tërë territorin e Kosovës. /Insajderi.com/