Fillon ndërtimi i QMF-së në Mamushë

Fillon ndërtimi i QMF-së në Mamushë

Ka filluar ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mamushë, njofton Insajderi.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “realizim i memorandumit të nënshkruar kohë më parë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore”.

“Presim aftësimin sa më të shpejtë të këtij objekti shumë të rëndësishëm shëndetësor për Mamushën dhe fshatrat përreth duke shtuar edhe hapësirat, personelin dhe pajisjet mjekësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj tha se komuniteti në këtë anë ka kontribuar në fuqizimin e shtetit të Kosovës. /Insajderi.com