Fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

Ai ka bërë më dije se do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819.

“Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578. Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127. Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819”, ka deklaruar ai.

Teksa, gjatë mbrëmjes së djeshme ka përfunduar rinumërimi i rreth 514 vendvotimeve dhe votave të ardhura nga Serbia./Insajderi.com