Fillon numërimi së prapthi për deputetin Bekim Haxhiu

Fillon numërimi së prapthi për deputetin Bekim Haxhiu

Një artikull i publikuar nga Insajderi lidhur me një hetim të nisur nga EULEX-i kundër deputetit Bekim Haxhiu – e që ka vetëm edhe rreth një muaj afat që të bëhet aktakuzë në të kundërtën mbyllet afati ligjor i hetimeve – ka nxitur Agron Demin, drejtor i Institutit GAP, që të fillojë numërimin e kësaj kohë.

“Prokurorisë i kanë mbetur edhe 5 javë, 10 orë e 30 minuta për të ngritur aktakuzë ndaj Bekim Haxhiut-Kamishi, para se lënda të parashkruhet. Po i numërojmë…”, ka shkruar ai, dhe ka postuar një kohëmatës në llogarinë e tij në Facebook.

“A do të ngris prokuroria aktakuzë ndaj Kamishit brenda afatit ligjor,” është vënë pyetja në këtë kohëmatës.

Insajderi ka zbuluar së një hetim i EULEX-it për deputetin Haxhiu dhe disa persona të tjerë ka humbur diku në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Në këtë prokurori lënda është bartur nga Prokuroria Speciale pak kohë pasi EULEX-i e kishte dorëzuar atë më shumë lëndë tjera tek kolegët kosovarë.

Afati ligjor për zhvillimin e hetimeve zgjat deri më 26 maj të vitit 2016. Pas kësaj date nuk mund të ketë më hetime sepse bie ndesh me Kodin e Procedurës Penale. Kanë mbetur vetëm një muaj e gjashtë ditë për të zhvilluar hetime në këtë lëndë./Insajderi.com

AGRON DEMI