Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se tashmë ka filluar periudha për aplikimin e certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Sipas KQZ-së, afati o të përfundojë më 30 tetor në orën 18:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërsa për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës më 20 shkurti KQZ kishte marrë vendim për certifikim e tre kandidatëve si dhe më 2 mars kishte tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim.
10. Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, 11. Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe 12. Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com