Fillon periudha e votimit përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve

Fillon periudha e votimit përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve

Periudha e votimit përmes postës për raundin dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka filluar të premten, 29 tetor dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, periudha e votimit nga diaspora do të zgjasë 15 ditë.

“Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërkaq, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, numri i qytetarëve që ishin regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532, ku KQZ kishte pranuar vetëm nëntë mijë e 610 zarfe./Insajderi.com