Fillon prodhimi i qeseve për mbeturina në Burgun e Sigurisë së Lartë

Fillon prodhimi i qeseve për mbeturina në Burgun e Sigurisë së Lartë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacion nga Organizata Jo-Qeveritare “Help Kosovo”, makinë për prodhimin e qeseve të mbeturinave, transmeton Insajderi.

Me fillimin e prodhimit të qeseve për mbeturina nga të burgosurit , përveçse synohet rehabilitimi edhe risocializimi i tyre, synohet edhe ulja e shpenzimeve ekonomike, e po ashtu edhe rritja e nivelit të higjienës dhe pastërtisë brenda institucioneve korrektuese.

Vetëm në kontingjentin e parë janë prodhuar 120 mijë copë qese të mbeturinave, ku rrjedhimisht është kursyer buxheti i SHKK-së për pesë mijë euro.

Puna është duke u kryer nga të burgosurit e Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa është duke u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.

Në punë janë të angazhuar rreth pesë të burgosur, e që gradualisht në vitin e ardhshëm synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve. /Insajderi.com