Sot kryeqyteti maqedon Shkupi do të ketë një tjetër protestë të madhe qytetare kundër regjimit aktual në Maqedoni.

Momentalisht para Prokurorisë Speciale Publike janë mbledhur një grup i madh i qytetarëve, raporton Alsat-M.
Sipas asaj që njoftojnë mediet maqedonase, pritet një tubim i madh para Parlamentit, i cili do të ndiqet nga disa mijëra njerëz.
Protestat në Maqedoni kanë filluar javën e kaluar, me qytetarët që po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë aktuale në Shkup. /Insajderi.com