Fillon qarkullimi në linjën Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë

Fillon qarkullimi në linjën Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë

Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë, nga e enjtja.

Linja do të jetë prej Prishtinës, Keçekollë e në Prapashticë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se nëse paraqitet kërkesa nga banorët, duhet të shqyrtohet mundësia për ndryshimin e orarit.

“Prej sot, Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë.

Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Insajderi.com

May be an image of text