
Dëshmitari i katërt ka filluar të martën dëshminë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, përcjell Insajderi.com.
Pasi që dëshmitari i katërt u fut në sallë për të dëshmuar, seanca ka kaluar në private.

Ish-komandanti i UÇK-së – Salih Mustafa, gjatë një seance gjyqësore.
Po ashtu, edhe identiteti i këtij dëshmitari nuk do të bëhet i ditur dhe është i mbrojtur nga Gjykata Speciale.
Ndryshe, Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 ka kryer krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, afër Prishtinës.
Gjatë seancës së fundit, Mustafës i është thënë se “viktimat e tij kanë qenë shqiptarë”.
Bashkë me Mustafën në Hagë po mbahen edhe figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-shefin politik të UÇK-së dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.