Fillon sot Samiti për Demokraci – merr pjesë edhe presidentja e Kosovës

Fillon sot Samiti për Demokraci – merr pjesë edhe presidentja e Kosovës

Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Në këtë samit do të marrin pjesë 111 shtete, që SHBA i cilëson si demokratike.

Ngjarja do të zgjasë dy ditë, transmeton Insajderi.com.

Presidenti amerikan, Joe BIden.

Fillimisht ishte raportuar se Kosova nuk ka pranuar ftesë.

Por, më pas, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Uashingtoni e kumtoi ftesën – duke u shprehur e lumtur.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet”, kishte thënë Osmani. /Insajderi.com