Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor të Obiliqit

Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor të Obiliqit

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, në të cilën sot (e mërkurë) ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor, përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, Gashi është njoftuar nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësor, në total 105 profesionistë shëndetësorë.

“Kryetari Gashi ka falënderuar stafin e QKMF-së, për angazhimin, punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës në luftën me pandeminë Covid-19, duke theksuar se: ‘stafi shëndetësorë janë heronjtë e vërtetë dhe vija e parë në parandalimin e këtij virusi, andaj është shumë e domosdoshme që të jenë të parët  në këtë proces të vaksinimit’, ai po ashtu është shprehur: ‘uroj dhe shpresojë se me fillimin e vaksinimit do të shënohet fundi i kësaj pandemie, normalisht që dhe unë do të marrë vaksinën atëherë kur do të vije radha, tani është radha e stafit mjekësorë, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike’”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com