Fillon vaksinimi i profesionistëve shëndetësore me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Fillon vaksinimi i profesionistëve shëndetësore me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka treguar se ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësore me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Insajderi.

Procesi i vaksinimit ka filluar të mërkurën, pas dozës së parë e cila është përfunduar më 5 maj.

“Tashmë procesi i vaksinimit me dozën e dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, ka thënë Bardhi për ‘KP’.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë kontaktuar përmes telefonit.

Enis Shabani, mjek tha se do të vaksinohet për herë të dytë, pasi që marrja e vaksinës është garanci sepse kanë kontakt të drejtpërdrejt me të infektuar.

“E kam marrë dozën e parë. Me ardhjen e vaksinën Pfizer tash po pres për dozën e dytë. Dihet të kjo vaksinë merret me dy doza, por kjo është një garanci në punën tonë sepse kemi kontakte me të infektuar”, tha ai për ‘EO’.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare.

Javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID. /Insajderi.com