Të mërkurën ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 të punonjësve shëndetësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
I pari që mori vaksinën ishte drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Sinan Zeneli.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kaçanik, Diana Bajrami-Reka, për Insajderi-n tha se numri i vaksinave të pranuara është 70 sosh.
Sipas saj, ky numër është i mjaftueshëm për ta përmbyllur procesin e vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë.
“Po, sot ka filluar vaksinimi në QKMF i stafit mjekësor. Deri tani janë vaksinuar 10 të parët. Kemi 70 vaksina në dispozicion të cilat janë të mjaftueshme për ta vaksinuar personelin shëndetësorë, ndërsa po presim edhe ardhjen e vaksinave të tjera për t’u vaksinuar edhe qytetarët”, është shprehur Bajrami-Reka./Insajderi.com