Policët kanë filluar që të vaksinohen kundër COVID-19, njofton Insajderi.
Ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të PK-së.
“Vlen të theksohet, ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksinimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksionimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike)”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e PK-së”. /Insajderi.com