Finalizohet shtatorja e Adem Jasharit më Drenas – kështu do të duket

Finalizohet shtatorja e Adem Jasharit më Drenas – kështu do të duket

Është finalizuar sot shtatorja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit, e cila do të përurohet më 28 nëntor të këtij viti.

Këtë e bërë të ditur Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sot, është finalizuar në argjilë, shtatorja e Komandantit legjendar, Adem Jashari! Pas realizimit të shtatoreve në argjilë, shtatoret e Bacit Shaban, Hamzës dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit, do të filloj procedura e bartjes në bronz”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje Lladrovci ka shkruar se: “Më 28 Nëntor 2019, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të vendosen edhe fizikisht në mesin tonë, për të ligjëruar për lirinë tonë, për kombin tonë – me lavdinë e vet të përjetshme”./Insajderi.com