Presidenti amerikan, Barack Obama priti të premten në Shtëpinë e Bardhë, princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili vizitoi Amerikën duke tentuar ta “shesë” planin e tyre ekonomik “Vision 2030” që përfshinë bashkëpunim miliardësh mes dy vendeve por mediat amerikanë po raportojnë se një arsye më e madhe ka qenë diçka tjetër.
Suksesi i ISIS-it ta shndërrojë Kosovën në një bazë të brishtë ushtarësh të ekstremizmit,sipas “New York Times”, që nga shumë njerëz u pa si dështim amerikan në Kosovë, pasi ka lejuar organizatat dhe fondacionet nga Arabia Saudite të cilët kanë quar në organizimin e islamit radikal, ka qenë një tjetër arsye e vizitës së princit saudit në SHBA, raporton Insajderi.
Portali mojahedin.org duke iu referuar AFP-së ka raportuar se princi ka pasur takime edhe drejtorin e CIA-s, sekretarët e shtetit, ata të mbrojtjes dhe thesarit bashkë me disa anëtarë kryesor të Kongresit por nuk ka kaluar pa u komentuar as fakti se Obama ka pritur në Zyrën Ovale, në të cilën nuk hynë shumë liderë të shtetit, përpos ata me të cilët, vizita shërben si nënvizim i partneritetit të thellë, në këtë rast mes Amerikës dhe Arabisë Saudite.
Në një shkrim të tijin autorial në “Wall Street Journal” studiuesi nga Qendra për Përparimin Amerikan, Brian Katulis, shkruan se kohëve të fundit argumentet e marrëdhënieve bilaterale janë më bërë më pak të dukshme.
“Shumë njerëz në SHBA e vënë në pikëpyetje besnikërinë e Arabisë Saudite në luftën kundër terrorizmit. Dyshime të tilla janë nxitur nga akuzat e vazhdueshme në lidhje me përfshirjen e Arabisë Sauditë në sulmet 9/11 dhe financimi i ekstremizmit në Kosovë dhe Bangladesh nga Arabia Saudite”, ka shkruar Katulis, raporton Insajderi.
Ndërsa në shkrimin e publikuar nga vet “Wall Street Journal” në titull thuhet se “Princi saudit viziton SHBA-në si tentim për të përmirësuar imazhin e Mbretërisë”.
“Ai ka ardhur për të kërkuar mbështetje për një plan që ta largojë ekonomikë e Mbretërisë së tij nga varësia e të ardhurve nga nafta dhje si ofensivë në politikën e jashtme, në një vit kur janë rritur tensionet amerikano-saudite”, shkruan “WSJ”.
Reuters shkruan se autoritetet e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se e mirëpresin planit ekonomik dhe SHBA mund të jetë partnere për të ndihmuar Arabinë Saudite në implementimin e planit ambicioz për zhvillim ekonomik, e që mund të krijoj miliona vende pune në të dyja vendet.
“Princi i cili është edhe ministër i Mbrojtjes është takuar më herët me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter në Pentangon”, raporton Reuters./Insajderi.com