Fisnik Ismaili: Logoja e Vetëvendosjes, më e shëmtuara në Evropë

Fisnik Ismaili: Logoja e Vetëvendosjes, më e shëmtuara në Evropë

Deputeti i dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka marrë mundin ta vlerësojë logon e ish-partisë së tij. Për të tha se është logoja më e shëmtuar.

Madje tha se edhe fonti i shkronjave është i vjedhur nga interneti dhe i pamodifikuar.

Cilësimet e tij erdhën si reagim ndaj komenteve që njerëzit ia bënë në rrjetin social Facebook për një logo që e kishte postuar e që mendohej se është logoja e re e partisë Socialdemokrate të Kosovës ku 12 deputetët e pavarur pritet që zyrtarisht sot t’i bashkohen kësaj partie.

“Çohet njeri e poston nji vizatim, lladikat as pa e dijtë çka asht, kujtojnë se asht llogo, edhe nisin me e vlerësue, hej! Ani kush me e vlerësue? Dashamirët e subjektit politik me logon ma të shëmtueme në Evropë”, ka shkruar deputeti Ismaili.

Duke aluduar në logon e Vetëvendosjes, deputeti Ismaili ka thënë se ajo përbëhet prej një fjale që nuk ka kurrfarë simbolike.

Sipas Ismailit, kur e sheh logon e Vetëvendosjes të frymëzon për vepra jo të mira.

“Përbëhet nga një fjalë e shkrueme në një font të vjedhun në internet, pa e modifikue hiç, pa pikë simbolike, pa pikë kreativiteti, të cilën sa herë e kqyrë të frymëzon me e grrithë naj kerr, thye naj xham ose futë sprej me e flliqë naj mur”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com